Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së gjashtë të gjyqtarëve dhe prokurorëve [fr] [mk]

Të mërkurën, më 9 tetor, ambasadori mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së diplomave të gjeneratës së gjashtë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të trajnuar nga Akademia, në prani të drejtoreshës së këtij institucioni, znj. Natasha Gaber Damjanovska, ministres së drejtësisë, znj. Renata Deskoska dhe autoriteteve më të larta gjyqësore në vend.

Duke rikujtuar se Franca ka bashkëpunuar me këtë institucion për më shumë se dhjetë vjet, ambasadori theksoi se pavarësia e gjyqësorit fillon me neutralitetin në rekrutimin (punësimin) e gjyqtarëve dhe në integritetin e praktikës së tyre. Franca konsideron se respektimi i shtetit të së drejtës, është çelësi për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, duke i ofruar asaj mbështetje në këtë proces :

JPEG

Zonja ministre,
Zonja drejtoreshë
Zonja gjykatëse dhe prokurore, zotërinj gjykatës dhe prokurorë,

Ja ku jam këtu, për herë të dytë. Edhe atë duke u ndjerë tejet krenar dhe i nderuar, që marr pjesë në një ngjarje kaq të rëndësishme në jetën e kësaj akademie, e cila i mban bukur shumë shpresat për përparimin e shtetit të së drejtës. Franca mbetet e përkushtuar përkrah jush, me Shkollën Kombëtare të Magjistraturës në planin afatgjatë dhe është krenare për rezultatet e arritura. Kemi bërë bilancin e bashkëpunimit dhjetëvjeçar, i cili ishte kryesisht pozitiv, siç konfirmohet edhe nga raporti pozitiv i Komisionit Evropian. Kjo për ne është një inkurajim, për ta vendosur veten në planin afatgjatë dhe nëse është e mundur, larg nga shkarjet dhe valët e ndryshimeve politike, që duhet ta lënë perëndeshën Themis (drejtësinë) të paprekur.

Pavarësia e gjyqësorit nuk vendoset asnjëherë pa vështirësi, pa sfida, e kjo pavarësi duhet të mbrohet edhe më tej, së pari nga qytetarët, por edhe nga vetë gjykatësit. Kjo pavarësi fillon me neutralitetin gjatë punësimit të tyre dhe cilësia e njohurive të tyre dhe vihet në jetë nga forca e aktgjykimeve të tyre dhe integriteti i praktikës së tyre. Ky integritet është shumë i rëndësishëm, i cili, vetëm se i tillë mund të ketë respektin e qytetarëve.

Unë vetëm ju inkurajoj që të ndiqni këtë ideal. Unë e di, që ju, gjyqtarë dhe prokurorë të rinj, pavarësisht kritikave dhe të metave, do të frymëzoheni nga ky koncept. Nëse çdo pushtet duhet ta dijë vendin e tij, dijeni që ne presim nga ju si evropianë, guxim dhe vendosmëri. Sepse në fakt, në bazë të praktikave të juaja, po aq sa edhe në bazë të ligjeve të miratuara, ne do të vlerësojmë përparimin e sundimit të ligjit, si çelës i integrimit tuaj evropian.

Një pjesë bukur e madhe e së ardhmes së këtij vendi është në duart tuaja. Ju takon juve, që të respektoni dhe konsolidoni nderin e institucionit tuaj, por gjithashtu edhe të jeni përkrah shoqërisë, gjatë transformimit të saj të plotë, në rrugën drejt Evropës. Andaj, për këtë, Franca do të jetë gjithnjë në anën tuaj, më shumë se kurrë, e bindur nga përvoja e vet, se pa një gjyqësor solid dhe të pavarur, nuk do të ketë Evropë, për të cilën ia vlen të luftohet. Ju uroj edhe juve, por edhe neve, të korrni sukses për hir tuajin, për hir të vendit tuaj dhe për hir të projektit tonë evropian.

Ju faleminderit !

publie le 11/10/2019

hautdepage