Ceremonia në Varrezat Ushtarake Franceze në Manastir [fr] [mk]

Në kuadër të festimeve të njëqindvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, u përurua Memorial Francez në Varrezat Ushtarake Franceze në Manastir, në prani të znj. Zheneviev Darriesek, sekretare shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe znj. Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministre dhe ministre e Mbrojtjes, kryetarëve të komunave të Manastirit dhe Novacit, si dhe përfaqësuesve të Rajonit të Normandisë.

Të enjten, më 31 maj, në këtë ceremoni morën pjesë edhe atashetë e mbrojtjes, që janë në postet e tyre në Shkup, së bashku me përfaqësuesit e veteranëve të luftës. Ky memorial i kushtohet ushtarëve francezë që luftuan në Frontin Lindor, dhe popullatës lokale, e cila ka vuajtur rëndë nga kjo betejë, e cila i dha qytetit emrin "Verdeni i Ballkanit". Ky memorial, i vendosur në Varrezat Ushtarake Franceze të këtij qyteti, të cilat janë këtu që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, e kjo hapësirë e re e përkujtimore, e projektuar nga Memoriali i Kanit, e realizuar nga ambasada me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, është pjesë e projektit të rrugës së përkujtimit mes Selanikut dhe Beogradit. Ky inaugurim është pjesë e valorizimit të relikteve mbresëlënëse të kësaj periudhe (istikame apo llogore, strehimore, rrugë malore), falë mbështetjes së bashkëpunimit në mes të qeverisjeve lokale të të dy vendeve, në kuadër të agjendës së Maqedonisë për shënimin e Vitit të Trashëgimisë Evropiane (bit.ly/2Jkizhf).

Misioni i njëqind vjetorit 14-18 : www.centenaire.org
Memoriali në Kan

publie le 05/06/2018

hautdepage