Ceremonia përkujtimore franko-gjermane e 11 nëntorit [fr] [mk]

Të dielën, më 11 nëntor, ambasada e Francës dhe ajo e Gjermanisë, organizuan një ceremoni të dyfishtë të përbashkët, në dy varrezat e ushtarëve të këtyre shteteve në Manastir.

Ceremonia u mbajt në prani të trupit diplomatik, zyrtarëve të lartë të vendit, si dhe kryetarëve të komunave të Manastirit dhe të Novacit.

Me këtë rast, ambasadori gjerman, mbajti një fjalim në frëngjisht në varrezën e ushtarëve francezë, ndërsa ambasadori i Francës, mbajti fjalim në gjuhën gjermane, në varrezën e ushtarëve gjermanë. Të dy ambasadorët theksuan nevojën për përkujtim dhe njëkohësisht, domosdoshmërinë për transmetimin e saj. Ata këmbëngulën në vlerën e shembullit të pajtimit franko-gjerman dhe të vendosjes së këtij modeli, në shërbim të ndërtimit të një të ardhme të përbashkët: Evropës. Ambasadori gjithashtu lexoi edhe mesazhin e kryetarit francez Makron, drejtuar kombit dhe përmendi emrat e ushtarëve të rënë këtë vit për Francën.

Gjimnazistë nga Franca dhe nga Manastiri, bënë homazhe të veçanta dhe zbuluan një pllakë përkujtimore, e cila i kushtohet paqes. Kjo pllakë është skalitur nga nxënësit gjimnazistë të Kutancit, nga rajoni i Normandisë.

publie le 14/11/2018

hautdepage