Ceremonitë solemne për shënimin e 75 vjetorit të çlirimit të Kriva Pallankës [fr] [mk]

Të martën, më 8 tetor, ambasadori, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Kriva Pallankës, z. Borjanço Micevski dhe ministri për Vetëqeverisje Lokale, z. Goran Milevski, mori pjesë në ceremonitë e shënimit të 75 vjetorit të çlirimit të Kriva Pallankës. Me këtë rast, kryetari i komunës, i ndau ambasadorit mirënjohjen qytetar nderi dhe çelësin e qytetit.

Në fjalimin e tij para qytetarëve të Kriva Pallankës, ambasadori falënderoi kryetarin e komunës dhe mbarë komunën, për nderimin nga ana e tyre dhe kujtoi përkrahjen e vazhdueshme, që Franca i ka dhënë Maqedonisë së Veriut, që nga pavarësia e saj, gjë kjo e riafirmuar rishtazi edhe nga kryetari Makron, në kuadër të strategjisë së re franceze për Ballkanin. Për të shënuar vendbanimin e tij të ri, ambasadori ftoi anëtarët e Shoqatës së pensionistëve, të cilët i përgatitën atij specialitete lokale, që të vizitojnë Rezidencën e Francës dhe të njihen me gastronominë franceze.

JPEG

I nderuari zoti ministër,
Të nderuar zotërinj kryetarë të komunave,
I nderuari sekretar i përgjithshëm,
I dashur kolegë,
Të nderuar qytetarë,
Të dashur miq,

Sot mbushen 75 vjet, nga dita kur Kriva Pallanka festoi lirinë. Luftëtarët e rënë janë një dëshmi për gjeneratat e ardhshme. Gëzuar Ditën e Çlirimit!

Është nder dhe privilegj i madh për mua, që të jem qytetar nderi i Kriva Pallankës. Ky privilegj ka një kuptim të trefishtë për mua: ndërkombëtar, dypalësh dhe personal.

Maqedonia e Veriut është anëtare e plotë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, që nga viti 2006 dhe ajo ndan vlerat e saj universale, të cilat janë vlera të lirisë. Frëngjishtfolësit e Kriva Pallankës, janë promotorët e vërtetë të gjuhës frënge, ndërsa unë, personalisht, kam marrë pjesë dy herë deri më tani në mbrëmjen frankofone. Edhe sot, dua të shpreh falënderimet e mia për komunën dhe kryetarin e komunës, drejtorët dhe natyrisht, profesorët e gjuhës frënge, për mbështetjen, që u japin nxënësve, në drejtim të mësimit të frëngjishtes në të ardhmen.

Në planin dypalësh, Franca vazhdimisht mbështet Maqedoninë e Veriut, që nga pavarësia e saj deri më sot, në rrugën që çon në integrimin e vendit në strukturat evropiane dhe euro-atlantike. Me nismën e kryetarit Makron, Franca po zbaton Strategjinë për Ballkanin Perëndimor, ndërkaq ne ambasadorët, kemi marrë udhëzime, se si të jetë vendi ynë, sa më i pranishëm në këtë rajon. Uroj, që vlerat e bashkëpunimit tonë, të arrijnë një nivel më të lartë në vitet në vijim, veçanërisht me aktivitetet e Agjencisë Franceze të Zhvillimit.

Në planin personal, do të them, që kam pasur fatin të jem ambasador në këtë vend të bukur. Në një vend, nga i cili priten mrekulli. Pas një rruge të gjatë dhe të vështirë, le të shohim drejt së ardhmes, le të mobilizojmë të gjitha talentet dhe gjithë vullnetin e mirë. Uroj, që Maqedonia e Veriut, të fitojë sa më parë që të jetë e mundur, vendin e saj në familjen evropiane. Deri atëherë, jam i sigurt për një gjë! Herën tjetër kur të vij në Kriva Pallankë, do të ndihem vërtet si në shtëpinë time.

Ju faleminderit!

publie le 11/10/2019

hautdepage