DEKLARATË NGA ANA E ZOTIT ZHAN-IV LË DRIAN, MINISTËR PËR EVROPË DHE PUNË TË JASHTME I FRANCËS [fr] [mk]

Greqi / Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë - ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek (më 25 janar 2019), DEKLARATË NGA ANA E ZOTIT ZHAN-IV LË DRIAN MINISTËR PËR EVROPË DHE PUNË TË JASHTME I FRANCËS

Paris, më 25 janar 2019

JPEG

DEKLARATË NGA ANA E ZOTIT ZHAN-IV LË DRIAN
MINISTËR PËR EVROPË DHE PUNË TË JASHTME I FRANCËS

Greqi / Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë - ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek (më 25 janar 2019)

Mirëpresim dhe përshëndesim votimin e sotshëm nga ana e Parlamentit grek, të ligjit, që ratifikon Marrëveshjen e Prespës, e që ka të bëjë me emrin e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Ky hap thelbësor politik, do të mundësojë hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje historike, e cila i jep fund mosmarrëveshjes dypalëshe, që daton mbi një çerek shekulli.

Dëshiroj të përgëzoj dhe të përshëndes guximin dhe vendosmërinë e treguar nga ana e udhëheqësve të Greqisë dhe të Maqedonisë, e në veçanti, kryeministrat Cipras dhe Zaev.

Marrëveshja e Prespës do të mundësojë zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në shumë fusha dhe do të përforcojë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës në tërësi. Përveç kësaj, me mbështetjen e Francës, marrëveshja hap rrugën për pranimin e "Republikës së Maqedonisë së Veriut" në Aleancën Veri-Atlantike, në përputhje me ftesën që i është dërguar këtij vendi në samitin e korrikut të vitit të kaluar, dhe kontribuon në afrimin e tij evropian.

publie le 26/01/2019

hautdepage