Debat rreth bilancit të agjendës 3-6-9 [fr] [mk]

Të enjten më 3 maj, ambasadori mori pjesë në debatin e organizuar nga Instituti për Demokraci "Societas Civilis - Shkup", "IDSCS", në bashkëpunim me Fondacionin "Konrad Adenauer", në lidhje me raportin e tretë të përmbushjes së axhendës së reformave qeveritare 3-6-9.

Analizat tregojnë se ka realizim të aktiviteteve deri më 60 për qind, si dhe se përqindja më e madhe e aktiviteteve të papërmbushura kanë të bëjnë me ligjet sistemike të reformave në fushën e drejtësisë, për miratimin e të cilave kërkohet edhe mbështetja e opozitës.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, z. Bujar Osmani tha se plani 3-6-9 ka arritur thelbin e tij dhe e ka kthyer në vendin në rrugën e integrimit evropian dhe atlantik. Me këtë rast, ambasadori përkujtoi se plani 3-6-9 përmbushi rolin e tij si një katalizator për energjinë reformuese, me një sukses të dukshëm, por se miratimi i reformave është vonuar nga kultura politike e kompromisit, e cila duhet të konsolidohet.

Ai gjithashtu theksoi edhe nevojën për procese gjithëpërfshirëse, për shkak të polarizimit të tepërt të opsioneve politike, si dhe për të nxitur harmonizimin ndërmjet komuniteteve të ndryshme, në përputhje me rregullat dhe procedurat për mbështetjen e sundimit të së drejtës dhe ligjit. Franca është e gatshme të ndihmojë Maqedoninë, për të vazhduar në rrugën e synuar drejt BE-së, që ta gjejë atje vendin e saj.

publie le 09/05/2018

hautdepage