Deklarata e zëdhënëses së Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, znj. Anjes Fon Der Mil [fr] [mk]

Më 13 shkurt 2020, zonja Ameli De Monshalen, sekretare e shtetit në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme, përgjegjëse për Çështje Evropiane, u takua me zëvendës-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për Çështje Evropiane, z. Bujar Osmani, si dhe me z. Nikola Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme.

Në takim, bisedua u përqëndrua në procesin e zgjerimit të BE-së, duke përfshirë komunikatën e Komisionit Evropian për reformimin e procesit të pranimit në BE, e bërë publike më 5 shkurt. Zonja sekretare e shtetit konfirmoi se ky propozim është në përputhje me ndryshimin e modelit (paradigmës), të (së) propozuar nga Franca dhe nga disa shtete të tjera anëtare, me qëllim që procesi i pranimit të bëhet më i besueshëm, më i qëndrueshëm dhe reversibil. Ameli De Monshalen rikujtoi që Franca do të monitorojë nga afër, me syçelësi, zbatimin e kësaj reforme dhe ruajtjen e nivelit të saj të suksesit. Përveç kësaj, ajo theksoi se pritjet e Francës përkojnë edhe me shtetin e së drejtës në Maqedoninë e Veriut, e veçanërisht me reformimin e sistemit të drejtësisë, në përputhje me kushtet e përcaktuara nga përfundimet e Këshillit Evropian, të qershorit të vitit 2018.

JPEG

publie le 15/02/2020

hautdepage