Deklaratë e Ambasadorit të Francës, Bernard Valero [mk]

E përshëndes me një kënaqësi të madhe zbatimin e mirë të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe komunale të 5 prillit që konfirmon kushtet e kënaqshme në të cilat u zhvillua votimi i 22 marsit:
Ky rezultat pozitiv, në vend të parë për demokracinë dhe qytetarët:
-  vërteton thirrjen evropiane dhe përforcon ecjen kah Bashkimi Evropian,
-  thekson përkushtimin e popullatës dhe përgjegjësve politik ndaj vlerave demokratike që i ndajmë dhe që na afrojnë,
-  përfaqëson, në fund, një dëshmi të re dhe të mirëseardhur të forcimit të demokracisë në rajon.

Ky prag demokratik i kaluar me sukses, ngel që tashmë të rimeren dhe intensifikohen përpjekjet për reformat evropiane që duhet bërë. Në këtë etapë të re që hapet, Franca do të mbajë qëndrimin e saj të inkurajimit, përkrahjes dhe mbështetjes të përpjekjeve të ndërmarra në këtë kahje.

publie le 07/04/2012

hautdepage