Dekorimi i znj. Anita Ramadanova me Medaljen e bronzit për siguri të brendshme [fr] [mk]

Të mërkurën, më 17 prill, ambasadori e dekoroi znj. Anita Ramadanova, sekretare-përkthyese në Shërbimin për Siguri të Brendshme të Ambasadës së Francës në Maqedoninë e Veriut, me Medaljen e Bronzit të Sigurisë Kombëtare, dhënë nga ministri për punë të brendshme i Francës.

Gjatë pritjes së organizuar në rezidencën e Francës, në praninë e të afërmve, kolegëve dhe miqve, si dhe përfaqësuesve të Ministrisë për Punë të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ambasadori nderoi znj. Ramadanova, për shërbimin ndaj Francës për këto njëzet vjet me radhë, si dhe për bashkëpunimin franko-maqedonas.

publie le 22/04/2019

hautdepage