Dëshmi nga kabineti presidencial: fuqia e durimit [fr] [mk]

“Ky është një libër i bukur, i mbushur me histori, por edhe me besnikëri, me detyrën e diskrecionit, si një cilësi e admirueshme, respektivisht me pasjen e ndjenjës së fshehtësisë, virtyte këto, që ngjajnë se kanë humbur sot deri ndokund. Sidoqoftë, pa to, nuk mund të ketë as besim, dhe as sinqeritet të hapur, që është thelbi për një diplomaci efektive”

“Ky është një libër i bukur, i mbushur me histori, por edhe me besnikëri, me detyrën e diskrecionit, si një cilësi e admirueshme, respektivisht me pasjen e ndjenjës së fshehtësisë, virtyte këto, që ngjajnë se kanë humbur sot deri ndokund. Sidoqoftë, pa to, nuk mund të ketë as besim, dhe as sinqeritet të hapur, që është thelbi për një diplomaci efektive”, theksoi ambasadori, i cili ishte i ftuar si mysafir, që të mbante një fjalë rasti, në promovimin e librit "Dëshmitë e kabinetit presidencial: fuqia e durimit" të ish-këshilltarit diplomatik, sot gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, z. Darko Kostadinovski, në prani të ish-kryetarit të shtetit, z. Gjorge Ivanov, bashkëshortes së kryetarit Trajkovski, znj. Vilma Trajkovska, deputetëve, gjyqtarëve, anëtarëve të trupit diplomatik, miqve dhe anëtarëve të familjes. Darko Kostadinovski shërbeu si këshilltar diplomatik në kabinetet e tre kryetarëve maqedonas - Boris Trajkovskit, Branko Crvenkovskit dhe Gjorge Ivanovit.

JPEG

Kam nderin dhe kënaqësinë, të marr pjesë në promovimin e librit të kolegut tim, i cili është bërë njëkohësisht edhe mik i imi, por edhe të theksoj admirimin tim dhe të them se jam i emocionuar nga kjo vepër dhe nga ky rrugëtim i përshkuar (nga ky itinerar).

I dashur Darko, kur arrita këtu, të gjithë më thoshin, se je një bashkëbisedues i besueshëm dhe i sinqertë, si dhe se shërben si një busull për diplomatët. U dëshmua që reputacioni yt me të vërtetë ishte ashtu, si dhe se lavdërimet e tilla nuk ishin thjesht propagandë. Libri më mundësoi të kuptoj, se pse ishte pikërisht ashtu.

Ekziston një lidhje e thellë dhe e fuqishme tek rrënjët tua, familja jote dhe miqtë tu, të cilët të bëjnë një përfaqësues të vërtetë të Maqedonisë së Veriut, në mbarë thellësinë e saj historike dhe mes tjerash, në dimensionin njerëzor, e cila ngjall shumë simpati. Këtu ndodhen edhe udhëtimet dhe takimet e pashmangshme, si një nevojë e domosdoshme e këshilltarit diplomatik, i cili i ndan të këqijat dhe të mirat me kryetarët e tij, të paraqitura në hollësi dhe me një gjallëri të pashoq, sepse fotografitë ndonjëherë flasin më mirë se sa gjërat e shkruara në tekst.

Ky është një libër i bukur, i mbushur me histori, por edhe me besnikëri, me detyrën e diskrecionit, si një cilësi e admirueshme, respektivisht me pasjen e ndjenjës së fshehtësisë, virtyte këto, që ngjajnë se kanë humbur sot deri ndokund. Sidoqoftë, pa to, nuk mund të ketë as besim, dhe as sinqeritet të hapur, që është thelbi për një diplomaci efektive. Me ty mund të thoshim troç gjithçka, pa mëdyshje dhe frikë se do të gjendeshim në faqet e para të gazetave gjatë muajve të ardhshëm.

E megjithatë, ti shënoje gjithçka, duke shpjeguar se ajo do të shërbente për veprën tënde të madhe, por që nuk do të zbuloje ndonjë fshehtësi. Të faleminderit për këtë. Ti dije të respektoje marrëveshjet dhe të mos sulmoheshe, të ndjeje begatinë e thelbit të marrëdhënies me kryetarët, duke vlerësuar punën e tyre të palodhshme për ekzistencën e këtij vendi të ri, e cila mbase duhej të çmohej, duke reaguar me mençuri dhe me vendosmëri në rrethanat, që ishin vendimtare.

Ti ishe dëshmitar kureshtar dhe i mençur i atyre ngjarjeve, mu sikurse Sanço Pançoja ndaj Don Kishotëve të tij fisnik, por poashtu, ishe gjithmonë i hapur, në mënyrë permanente me qëllime dhe shestime të mira, ndaj atyre që ishin thjesht në kalim e sipër, kuptohet se për kë e kam fjalën këtu, mendoj në ambasadorët e bezdisshëm.

Ndjehem tej mase krenar, që jam pjesë e mozaikut tënd të çmuar ose një statujë e vogël në thesarin e piramidës tënde, sepse është një ndjesi shumë e mirë, të ndash pavdekësinë me një mik si ti.

Të falënderoj, me sinqeritetin më të thellë,

Ju faleminderit.

publie le 24/11/2019

hautdepage