" Destinacioni Frankofonia" filmoi emision për Universitetin veror në Strugë [fr] [mk]

Universiteti veror rajonal i Strugës mirëpret çdo vit profesorët nga Ballkani dhe Evropa Juglindore, të cilët japin mësim frëngjishten si gjuhë e huaj, si dhe profesorë që ligjërojnë lëndë të tjera në frëngjisht.

Qëllim i tij kryesor është që t’i jap një dukshmëri të fuqishme gjuhës frënge, të përforcojë vendin e saj në sistemin arsimor të vendeve përfaqësuese, të sigurojë një trajnim të vazhdueshëm të profesorëve dhe të krijojë një kohezion të mirëfilltë mes tyre.
Këta profesorë janë misionarët e vërtetë të Frankofonisë. Ata kanë frëngjishten në zemër! Ata udhëhiqen nga vullneti për të bartur vlerat e Frankofonisë, e që janë kryesisht vlera të lirisë. Por, Frankofonia është edhe një kompleksitet. Kompleksiteti i zemrës!", përfundon ambasadori, i intervistuar nga Ivan Kabakof, në emisionin e tij " Destinacioni Frankofonia" në TV5Monde.

Ky emision u transmetua më 4 korrik, me rastin e edicionit të 20-të këtij takimi, i cili me kalimin e viteve është bërë takim i pashmangshëm i Frankofonisë në Ballkan, në zemër të Maqedonisë, si anëtare e plotë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë që nga viti 2006.

publie le 02/10/2018

hautdepage