Dhënia fund trafikimit të armëve të lehta dhe të vogla në rajonin e Ballkanit Perëndimor [fr] [mk]

Të enjten më 18 shtator, ambasadori hapi në selinë e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, takimin e Nismës së koordinimit franko-gjerman, për trafikimin e armëve të kalibrit të vogël në Ballkanin Perëndimor.

Me këtë takim bashkë-kryesoi ambasadori, përgjegjës për kërcënimet kriminale transkombëtare dhe luftën kundër trafikut të paligjshëm të armëve të vogla dhe të lehta, z. Zhan-Klod Bryne, si dhe drejtori për kontrollin e armëve konvencionale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z. Markus Bleinrot. Nisma, në të cilën marrin pjesë 6 vende të rajonit, nën përkujdesjen franko-gjermane, synon të eliminojë qarkullimin e paligjshëm të armëve të kalibrit të vogël në rajon, për një siguri më të mirë në nivel lokal dhe evropian.

Ambasadori vuri në pah se nisma franko-gjermane në fjalë, është shumë e rëndësishme, e lançuar gjatë Samitit të Berlinit në Trieste: "Qëllimi është çlirimi i rajonit të Ballkanit nga armët e kalibrit të vogël, që qarkullojnë pa kontroll. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme. Prania e ministrit për punë të brendshme, z. Oliver Spasovski, dëshmon angazhimin e autoriteteve të Maqedonisë për këtë çështje. Ambasadori rikujtoi rëndësinë simbolike të këtij projekti të përbashkët franko-gjerman, për integrimin evropian të Evropës Juglindore, njëqind vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe me këtë rast, vuri në dukje cilësinë e veçantë të bashkëpunimit tonë dypalësh me Maqedoninë, e cila është e orientuar drejt aspekteve operacionale, si dhe në sinergji të plotë me përpjekjet e organizatave ndërkombëtare, të angazhuara në këtë fushë.

publie le 22/10/2018

hautdepage