Dita Botërore e luftës ndaj Homofobisë [fr] [mk]

Që nga 17 maji i vitit 2005, Franca organizon dhe shënon Ditën Botërore kundër Homofobisë. Kjo ditë festohet sot, në më shumë se 60 vende të botës.

Me këtë rast, rajoni i Il dë Frans dhe ndërmarrjet e transportit publik, i janë bashkuar një nisme për një fushatë ndërgjegjësimi, duke rikujtuar rëndësinë e respektimit të secilit, pavarësisht nga orientimi i tij seksual. Kjo veprimtari është pjesë e aktiviteteve të shumta, të ndërmarra në Francë, në favor të respektimit të larmisë. Në vazhdën e shënimit të kësaj dite, ambasadori mori pjesë në ngjarjen e organizuar në Shkup, në Kuvend, i cili sapo ka votuar ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen kundër diskriminimit, në përputhje me standardet evropiane.

publie le 18/05/2019

hautdepage