Dita Kombëtare e Homazhit për viktimat e terrorizmit [fr] [mk]

Me vendim të kryetarit të Republikës, tani e tutje, 11 marsi, shpallet Dita Kombëtare e Homazhit për viktimat e terrorizmit.

Me rastin e ceremonisë së parë përkujtimore, ambasadori dhe stafi i Ambasadës së Francës në Shkup, u mblodhën me një minutë heshtje, në shenjë kujtimi të viktimave të atentateve në Francë si dhe për të nderuar gjithashtu edhe viktimat franceze nga sulmet e kryera jashtë vendit. Kjo datë është gjithashtu edhe Dita Evropiane për Viktimat e Terrorizmit. 11 marsi është zgjedhur si datë përkujtimore, në shenjë kujtimi për sulmin më vdekjeprurës terrorist në Evropë, të bërë më 11 mars 2004 në Madrid. Për më tepër, kjo datë përkon edhe me sulmet e kryera në Montoban dhe Tuluz, në vitin 2012.

publie le 26/03/2020

hautdepage