Dita Ndërkombëtare e Demokracisë [fr] [mk]

Të hënën, më 16 shtator, ambasadori, i shoqëruar nga drejtori i Institutit Francez, mori pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, që kishte për fokus pjesëmarrjen e të rinjve në jetën politike dhe sociale.

Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, inkurajoi përfshirjen e të rinjve në proceset demokratike. Zonja Ivana Tufegxhiç, koordinatore e klubit parlamentar për politikat dhe çështjet e të rinjve, prezantoi tre shembuj të aksioneve të suksesshme: krijuesit e aplikacionit "Speak Out", që do t’u mundësojë të rinjve të shprehin mendimet e tyre, një aktiviste nga " Fridays for future” (shq. Të premtet për të ardhmen), shoqatë kundër ngrohjes globale dhe shoqatën "Krik", e cila mëton integrimin e të rinjve me aftësi të kufizuara. Shumë shoqata rinore, të pranishme në shënimin e kësaj dite, kishin rastin t’i dërgonin mesazhe qeverisë, përmes debatit që pasoi dhe tabelave të vendosura për këtë qëllim.

publie le 20/09/2019

hautdepage