Dita Ndërkombëtare e Kujtimit të Viktimave të Holokaustit [fr] [mk]

Më 27 janar, këshilltari për kulturë dhe bashkëpunim, z. Emanuel Rember, përfaqësoi Ambasadën e Francës në konferencën përkujtimore, të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtimit të Viktimave të Holokaustit, në prani të kryeministrit z. Oliver Spasovski.

Akademia e Shkencave dhe Arteve, është nikoqire e ekspozitës së pllakateve, të punuara nga studentë të dizajnit grafik, me temën "Përkujtimi i Holokaustit - Kurrë më." Në Memorialin e Holokaustit në Paris, kryetari i Francës, z. Emanuel Makron, në po të njëjtën ditë, ftoi “për mosdorëzim dhe mospërulje" para “ringjalljes së padurueshme të antisemitizmit". Ai përuroi Murin e Emrave, i rinovuar rishtazi dhe i përfunduar, në kujtim të 76,000 hebrenjve, të dëbuar nga Franca, gjatë kohës së okupimit, nga viti 1942 deri më 1944.

publie le 29/01/2020

hautdepage