Dita botërore kundër homofobisë dhe transfobisë [fr] [mk]

Me rastin e ditës botërore kundër homofobisë dhe transfobisë, Ambasada e Francës dëshiron të shprehë në mënyrë të veçantë mbështetjen e saj për organizatat që mbrojnë të drejtat e personave, të cilët i përkasin komunitetit LGBTIQ.

JPEG

Në këtë drejtim, çmimi franko-gjerman për të drejtat e njeriut për vitin 2017, iu nda shoqatës “LGBT United Tetovë”, e më pas, vitin e kaluar ambasada iu bashkua paradës së parë të krenarisë, e cila u mbajt në Shkup, ndërkaq këtë vit, shoqata “LGBT United Tetovë” fitoi një grant për mbështetjen e veprimeve të saj për shpërndarje të produkteve për nevoja themelore të njerëzve dhe familjeve të prekura nga kriza COVID-19. Ambasada Franceze shpreson fuqishëm që përbërja e re e radhës së kuvendit, së shpejti do të sjellë Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi: votimi i tij për vitin 2019 u përshëndet nga BE-ja, si një hap i rëndësishëm në miratimin e vlerave evropiane.

publie le 21/05/2020

hautdepage