Dita e profesorëve të frëngjishtes [fr] [mk]

Më 28 nëntor 2019, shënohet Dita e profesorëve të frëngjishtes: urime dhe falënderime për të gjithë ata, që vënë motivimin dhe aftësitë e tyre në shërbim të promovimit të gjuhës frënge. Sipas udhëzimeve të kryetarit të Republikës, kjo ditë i kushtohet familjes së madhe të mësimdhënësve të frëngjishtes, si gjuhë e huaj, në kuadër të Frankofonisë, si një institucion dhe hapësirë në zhvillim e sipër.

Gjatë vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ministrja e ngarkuar për Çështjet Evropiane, znj. Natali Loazo, nënshkroi më 26 shkurt, me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Arbër Ademi, një marrëveshje, e cila i jep status zyrtar paraleleve dygjuhësore frankofone në shkollat e mesme të vendit. Rikujtojmë me këtë rast, se Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

publie le 02/12/2019

hautdepage