Një karikaturist francez është fituesi i çmimit të parë në Galerinë Botërore të Karikaturave në Shkup ! [fr] [mk]

Dizajneri francez Zhan- Luik Belom është fituesi i çmimit të parë në edicionin e 50-të të " World Gallery of Cartoons (shq. Galeria Botërore e Karikaturave) - Shkup 2018".

Në këtë ekspozitë, të organizuar nga "Osten", u prezentuan 792 vepra nga 208 karikaturistë, nga 50 vende të ndryshme të botës. Ky edicion është i hapur në Muzeun e Qytetit të Shkupit deri me datën 10 qershor 2018. Fituesi, Zhan- Luik Belom është një dizajner i pavarur francez.

Ai bashkëpunon që nga 1980 me: Le Pélerin, La Vie, Formule 1, Ouest-France, Triolo, Circus, Lui, Play-Boy, Penthouse, Frilouz, Fluide Glacial, Détective, Télérama Junior, Spirou, P’tit Loup, le Journal de Mickey, France 3, Canal+. Publiku e njeh atë veçanërisht përmes stripave që shfaqin dhe vënë në pah karakterin dhe personazhin e tij "Bob" në shishet e freskëta të qumështit “Bridel”.

publie le 07/06/2018

hautdepage