Donacion francez për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut [fr] [mk]

Të mërkurën, më 10 shkurt, ambasadori dhe ministri i punëve të brendshme, z. Oliver Spasovski, morën pjesë në dorëzimin e donacionit të përbërë prej pajisjeve teknike, gjegjësisht interceptori predhash dhe programi kompjuterik (softueri), në favor të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

JPEGDonacioni francez është përkitazi me një kërkesë të parashtruar nga Departamenti i hetimeve dhe Ekspertizave Teknike-Forenzike të Maqedonisë së Veriut, që do t`i mundësojë të njëjtit të ketë pajisje cilësore, për të kryer analizat e të shtënave, si dhe softuer, që do të mundësojë identifikimin dhe regjistrimin e të dhënave të armëve, në kuadër të hetimeve penale. Ky aksion i bashkëpunimit dypalësh bën pjesë në kuadër të nismës franko-gjermane kundër tregtisë dhe trafikimit të armëve të vogla dhe të kalibrit të lehtë, si dhe në kuadër të strategjisë ndërministrore franceze për Ballkanin Perëndimor. JPEG

publie le 15/02/2021

hautdepage