Donacion i pajisjeve mjekësore [fr] [mk]

Ambasada e Francës në Maqedoninë e Veriut, mbështet nismat për bashkëpunim të decentralizuar, u shpreh ambasadori, gjatë dhurimit të një donacioni të pajisjeve mjekësore qendrës klinike "Nënë Tereza" në Shkup, nga ana e shoqatës “ALMA” prej Alzasit dhe organizata humanitare "L’Espoir de l’Orient" (shq. Shpresa e Lindjes), në partneritet me Fondacionin "Fokus", komunën e Velesit dhe organizatën humanitare "Shtëpia e Shpresës - Lençe Zdravkin".

Qendra e Shëndetit të Velesit dhe spitali për sëmundjet e frymëmarrjes “Jasenovo”, gjithashtu kanë përfituar nga një donacion, që përbëhej prej karrocave me rrota për personat e pamundur që të lëvizin, material ndihmues për udhëtim, material spitalor dhe pajisje kompjuterike.

publie le 22/04/2019

hautdepage