Drejt bashkëpunimeve të reja në fushën e ekologjisë [fr] [mk]

Të hënën më 4 shkurt, ambasadori realizoi një vizitë në OJQ -në "ECO-Guerilla" të Tetovës dhe u takua me kryetarin e saj, z. Arijanit Xhaferi, si dhe me z. Gëzim Qahili dhe z. Vesel Qazimi.

Në takim biseda u fokusua në sfidat mjedisore dhe ekologjike, veçanërisht për qytetin e Tetovës dhe mbi përçapjet dhe zgjidhjet e mundshme, me qëllim përmirësimin në fushën e cilësisë së ajrit dhe ujit.
Ambasadori vuri në pah dëshirën e tij për të parë një progres të vërtetë mjedisor, sa më të mirë, në procesin e integrimit evropian të vendit. Në takim u potencuan edhe disa mundësi bashkëpunimi, veçanërisht me ndërhyrjen e radhës në rajon, përmes aktiviteteve, të Agjencisë Franceze për Zhvillim.

publie le 07/02/2019

hautdepage