Drejt bashkëpunimeve të reja me Dojranin dhe Vallandovën [fr] [mk]

Të mërkurën, më 24 tetor, ambasadori realizoi takim me kryetarët e komunave të Dojranit z. Ango Angov (nga radhët e LSDM-së) dhe të Vallandovës, z. Pero Kostadinov (poashtu nga radhët e LSDM-së).

Në takim u bisedua rreth perspektivave të bashkëpunimit mes ambasadës dhe dy komunave në fushën e turizmit, veçanërisht në fushën e turizmit historik-memorial për Dojranin, me liqenin e tij të bukur dhe me vijën e frontit të Luftës së Parë Botërore, me hapjen eventuale, në të ardhmen, të një muzeu kushtuar betejave luftarake në rajon, në të cilat trupat franceze morën pjesë në shtatorin e vitit 1918, në kuadër të Depërtimit dhe Thyerjes së Frontit të Lindjes (i njohur edhe me emrin Fronti i Maqedonisë); ndërsa në fushën e arsimit dhe të kulturës për qytetin e Vallandovës, kryetari i komunës planifikon të organizojë një festival francez dhe të bëjë binjakëzimin e komunës së tij me ndonjë komunë franceze. Në anën tjetër, paralelja e një klase të Shkollës Fillore "Strasho Pinxhur" nga Josifova (Vallandovë), me ftesë të kryetarit të komunës, shfaqi një performancë të mrekullueshme të këngës "Shkruajmë në mure" nga “Kids United”.

Në Vallandovë, ambasadori mori pjesë edhe në përurimin e një paraleleje dygjuhësore franceze, në Shkollën e Mesme- Gjimnazin "Golce Dellçev", me ç`rast ndoqi një orë nga lënda e fizikës, në frëngjisht, e më pas, mori pjesë në një koncert të këngëve aktuale franceze, si dhe në një recital të poezive franceze. Ai i inkurajoi nxënësit, që të përfitojnë nga burimet arsimore frankofone, veçanërisht nëpërmjet aktiviteteve të organizuara nga Instituti Francez dhe nga bursat qeveritare.

Dhe krejt në fund, ambasadori bëri homazhe në fshatin Kalaslari i Poshtëm, pranë qytetit Velesit, në Monumentin e ngritur pranë Xhamisë së Vjetër, në shenjë kujtimi të ushtarëve muslimanë, të rënë gjatë ofensivës së vitit 1918.

publie le 26/10/2018

hautdepage