Drunj për Evropën në Shkollën Ndërkombëtare Franceze në Shkup - EFIS [fr] [mk]

Shkolla Ndërkombëtare Franceze në Shkup - EFIS iu bashkua lëvizjes "TREES for EUROPE / DRUNJ PËR EVROPËN" (https://bit.ly/30eQf5u), duke i ftuar shkollat në mbjelljen e pemëve në oborrin e tyre, me rastin e Ditës së Evropës.

Ambasadori i Francës dhe drejtori i shkollës “EFIS”, mbollën një pemë me emrin Fotini (Photinia) në hyrje të shkollës, me pjesëmarrjen e shumë nxënësve të pranishëm, duke festuar në mënyrë simbolike Ditën e Evropës. Me këtë rast, ambasadori uroi drejtorin dhe bashkëpunëtorët e tij për punën e tyre të shkëlqyer në këtë shkollë, e cila është në një rritje dhe zhvillim e sipër, si një element i rëndësishëm i pranisë frankofone në Maqedoninë e Veriut.

publie le 13/05/2019

hautdepage