Dy komandantët francezë nga shërbimi i zjarrfikësve ofruan një trajnim në Maqedoni [fr] [mk]

Z. Bordero dhe Z. Balister, qëndruan në Maqedoni, në kuadër të bashkëpunimit të financuar nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme, me qëllim të zbatimit të një trajnimi në fushën e mbrojtjes civile.

JPEG - 163.9 ko

Trajnimi ishte i fokusuar në origjinën e zjarrit, si një aksident apo vepër penale, dhe i dedikohej përfaqësuesve tëdisa institucioneve, të ngarkuara për ballafaqim me zjarret, ku u ndanë përvojat e tyre në lidhje me rolin e zjarrfikësve hetues për metodën shkencore të aplikuar në lidhje me gjurmët e djegies dhe efektin e zjarrit, si dhe metodat e hetimit të lidhura me zjarret vdekjeprurëse, me origjinë kriminale dhe aksidentale.

JPEG - 170.2 ko

Të premten, më 1 shkurt, në Qendrën e Trajnimit Policor në Idrizovë, ambasadori dhe ministri për punë të brendshme, z. Oliver Spasovski, u ndanë certifikatat e trajnimit pjesëmarrësve të këtij aktiviteti dhe nënvizuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi, si një shembull konkret për ndërtimin e solidaritetit evropian në fushën e mbrojtjes civile, e cila është një fushë prioritare në procesin e reformave.

JPEG - 102.4 ko

publie le 05/02/2019

hautdepage