Dy liqene - dy qëllime strategjike - BE dhe NATO [fr] [mk]

Të hënën, më 9 shtator, ambasadori mori pjesë në aktivitetin e ngjitjes për në majën Galiçica, të organizuar nga ministrja e Mbrojtjes, për nder të Ditës së Pavarësisë, me titullin "Dy liqene - dy qëllime strategjike - BE dhe NATO ".

Ushtarë, anëtarë të qeverisë, ambasadorë, atashe të mbrojtjes dhe kryetarë të komunave, morën pjesë në këtë marshim, deri në majën Lako Signoji, me pamje nga liqeni i Prespës dhe ai i Ohrit, kuadër i fushëbetejës së luftimeve të rënda, në të cilat ka marrë pjesë ushtria franceze gjatë Luftës së Parë Botërore. Me këtë rast, ambasadori theksoi se aktiviteti ishte një simbol i paqes dhe shpresës së Maqedonisë së Veriut dhe se Franca qëndron përkrah saj, për ta bërë këtë shpresë një realitet. Kjo ngjitje u pasua nga një vizitë në Muzeun Ndërkombëtar të Qeramikës Bashkëkohore në Resnjë dhe nga një pritje e organizuar nga Shoqata Rurale e Grave të Resnjës në fshatin Brajçino, model i turizmit ekologjik.

publie le 19/09/2019

hautdepage