Në pritje të fillimit të vitit shkollor, ekipi mësimdhënës i Shkollës Ndërkombëtare franceze në Shkup – (EFIS), u intervistua nga portali « PlusInfo » (bit.ly/2DuCTef) për funksionimin e këtij institucioni, ku "nxënësi ndërton vet suksesin e tij".
Shkolla « EFIS », e nostrifikuar nga Ministria franceze e Arsimit Kombëtar dhe partnere e misionit laik francez (https://efis.mk), tetorin e kaluar, festoi 20 vjetorin e saj. Ky institucion ka mirëpritur më shumë se 8, 000 fëmijë që nga themelimi i tij. Kjo çerdhe e frëngjishtfolësve të ardhshëm, është mbështetur vazhdimisht nga qeveria franceze dhe mban një marrëdhënie të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut.
Për më shumë >>>> bit.ly/2DuCTef