Edicioni i 11-të i kongresit të Shoqatës Ndërkombëtare të Romëve (IRU) [fr] [mk]

Përmes një video-mesazhi, ambasadori mbajti një fjalë rasti, me rastin e edicionit të 11-të të kongresit të Shoqatës Ndërkombëtare të Romëve (IRU), i kryesuar nga z. Zoran Dimov, i cili u mbajt përmes lidhjes video, të shtunën, më 27 qershor.

Kongreset e kësaj organizate, grumbullojnë njerëz të përkatësisë rome nga mbarë bota. Ambasadori shprehu mbështetje për bashkësinë rome dhe ngriti çështjen e ombudsmanit rom në kuadër të Këshillit të Evropës. « IRU » po punon enkas për krijimin e postit të avokatit të popullit në Strasburg, në mënyrë që të luftohet në mënyrë më të dobishme kundër diskriminimit, me të cilin ballafaqohet edhe më tej bashkësia e tij.

publie le 05/07/2020

hautdepage