Edicioni i 27-të i Konferencës së ambasadorëve dhe ambasadoreve [fr] [mk]

Nga dita e martë, 27 gusht e deri të premten, 30 gusht, ambasadori po merr pjesë në edicionin e 27-të të Konferencës së ambasadorëve dhe ambasadoreve, ku shtjellohet tema "Trajtimi i sfidave globale: përgjegjësitë franceze dhe evropiane".

Konferenca u hap nga kryetari i Francës, z. Emanuel Makron, në Pallatin e Elizesë. Rreth 400 drejtues biznesi nga e gjithë Franca u takuan me ambasadorët dhe ambasadoret, si dhe realizuan takime me ekipin e “France Eksport” dhe partnerët e tyre. Takimi i këtij viti përbën një moment kryesor për diplomacinë franceze: është një mundësi për autoritetet më të larta franceze, që të prezantojnë orientimet dhe përparësitë, që do t`i udhëheqin veprimtaritë dhe punët e përfaqësuesve francezë jashtë vendit dhe në organizatat ndërkombëtare gjatë vitit të ardhshëm.

publie le 19/09/2019

hautdepage