Festivali i 40-të ndërkombëtar "Vëllezërit Manaki", si njëra nga ngjarjet më të vjetra ndërkombëtare, që i kushtohet kamerës së filmit, do të mbahet nga data 14 deri më 21 shtator, në Manastir. Në festivalin, që mban emrin e pionierëve të kinemasë ballkanike, do t`i bëhet homazh drejtorit të fotografisë franko-greke, Jorgos Arvanitis (bit.ly/YórgosArvanitis).
Në karrierën e tij 45-vjeçare, ai ka marrë pjesë në më shumë se njëqind filma, që nga Teo Angelopulos, Zhyl Dasen, Marko Belokio, e deri te Katerin Breja. Në Manastir, më 21 shtator, atij do t`i ndahet Kamera e arit 300, për veprën e tij jetësore. Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Shkup, mbështesin realizimin e kësaj ngjarjeje.