Edicioni i 9-të i Panairit të Librit Ballkanik [fr] [mk]

Më 12 dhe 13 prill, do të mbahet edicioni i 9-të i Panairit të Librit Ballkanik, në Institutin Kombëtar të Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale (INALKO) në Paris. Ky panair, tejet i veçantë në Francë, mëton të paraqesë Ballkanin ndryshe, përmes elementëve të përbashkëta të kulturës së vendeve të ndryshme ballkanike.

JPEG

Përgjatë dy ditëve, panairi do të ofrojë konferenca, ligjërata dhe tryeza të rrumbullakëta, të përqëndruara në tema letrare, duke përfshirë edhe atë të ditës së shtunë, më 13 prill në orën 16:00, në temën "Vajtje-ardhja Paris Ballkan " në prani të Luan Starovës, për "Parisi i Omer Kaleshit".

publie le 08/04/2019

hautdepage