Edicioni i nëntë i "Ditëve të Frankofonisë" në Gostivar [fr] [mk]

Të shtunën, më 18 maj, në Qendrën e Kulturës në Gostivar, ambasadori bëri hapjen e edicionit të nëntë të "Ditëve të Frankofonisë". Organizuar nga mësimdhënësit e frëngjishtes nga disa qytete (Dobër Doll, Kavadar, Lozovë, Pehçevë, Shkup, Tetovë dhe Vrapçisht) me mbështetjen e Institutit Francez në Shkup dhe të Komunës së Gostivarit.

Ky spektakël me cilësi të lartë përmbante këngë, valle dhe poezi, me të cilën u dëshmua dhe u reflektua një frankofoni e larmishme dhe gjallëruese, nga njëri kënd i vendit në tjetrin, falë përfshirjes së mësimdhënësve dhe nxënësve. Që nga Gensburgu e deri te Izabel Zhefrua (Zaza), nga Bodleri deri te Preveri, kënga dhe poezia franceze u nderuan tejmase, përmes shtjellimit të temës së udhëtimit.

publie le 23/05/2019

hautdepage