Edicioni tridhjetë i Panairit të Librit në Shkup [fr] [mk]

Ambasadori, i shoqëruar nga këshilltari për Bashkëpunim dhe Veprim Kulturor, vizitoi Panairin e 30-të të librit në Shkup, i cili mbledh së bashku botuesit nga Maqedonia dhe ata të huaj për ngjarjen kulturore më të vizituar.

Panairi i Librit është një takim të veçantë kulturor kushtuar leximit dhe botimeve të reja (rreth 1000 syresh në vit).

Ambasadori vizitoi stendat e disa shtëpive botuese, me të cilat ambasada dhe Instituti Francez kanë marrëdhënie bashkëpunuese, si: Magor, Ars Lamina, Tri dhe Logos-A.

Gjatë vitit të kaluar janë botuar pesëmbëdhjetë përkthime të autorëve francezë, të shoqëruara edhe me disa vizita të disa prej këtyre autorëve, të organizuara në bashkëpunim me këtë ambasadë, mes të cilëve shkrimtarët e famshëm Frederik Begbede dhe David Foenkinos, dizajnuesi Mark Butavë dhe ilustratorja An Maler. Manifestimi u hap nga z. Luan Starova, zëvendëskryetar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave, shkrimtar dhe ish-ambasador në Paris, dhe z. Robert Alagjozovski, ministër i Kulturës.

Ky panair i librit do të jetë i hapur deri më 9 maj.

publie le 09/05/2018

hautdepage