Editorial i shkruar nga ambasadori, për gazetën "Veçer" [fr] [mk]

Me rastin e 55 vjetorit të gazetës "Veçer", ambasadori u ftua të shkruante një editorial, i cili u botua në numrin e 10 nëntorit.

Aty, ambasadori vë në pah cilësinë e punës së ofruar nga bashkëpunëtorët e kësaj gazete të përditshme, si dhe thekson nevojën për të ruajtur një shtyp të përditshëm pluralist, të pavarur dhe cilësor.

Një nga sfidat më të theksuara të Evropës në të ardhmen, do të jetë ekzistenca e një shtypi ditor të larmishëm dhe me cilësi të lartë. Gazeta "Veçer" bën pjesë plotësisht në këtë sfidë. E uroj këtë gazetë për këtë përvjetor, historia pesëdhjetë e pesë vjeçare e së cilës është e ndërthurur me historinë e Maqedonisë. Kjo gazetë ka ditur dhe i është përshtatur të gjitha ndryshimeve politike dhe shoqërore, për të hyrë në një epokë të re, ku më shumë se kurrë qytetarët kanë nevojë për një informacion pluralist, kërkues dhe objektiv. Kjo transparencë është mbrojtja më e mirë kundër partive, grupeve kriminale, si dhe kompromiseve të dyshimta ose ndërhyrjeve nga jashtë, me qëllim kapjen e pushtetit. Këto dukuri përbëjnë një kërcënim sot, ashtu siç përbënin edhe në të kaluarën, për të gjitha shoqëritë demokratike, pavarësisht nëse ato janë demokraci të vjetra ose rishtare. Gazeta “Veçer”, sot është një gazetë moderne me një qasje të re, e cila meriton të përshëndetet. Bashkatdhetari im, Arlem Dezir, përfaqësues i lartë për lirinë e medias në OSBE, dy herë, që nga viti 2016, shfrytëzoi rastin të përshëndeste përparimet e dukshme, të bëra në Maqedoni, në fushën e lirisë së mediave. Megjithatë mbetet ende shumë për t’u bërë për pavarësinë e gazetarëve, kapacitetin e tyre aktual për gazetari hulumtuese dhe për mbijetesën ekonomike të fjalës së shkruar, në mënyrë që ata të mos shndërrohen në instrumente të interesit politik ose ekonomik. Shfaqja e shtrembëruesve të së vërtetës, të njohur me emrin"spin doktorët" dhe "lajmeve të rrejshme" nuk është e pashmangshme dhe ia vlen të luftohen deri në fund, por lufta për gazetari hulumtuese dhe botimi i lirë i informacionit, duhet të vazhdojnë patjetër: të jeni të sigurt, miq dhe lexues të dashur të gazetës "Veçer", Ambasada e Francës është e gatshme t’ju ndihmojë të mbroni këto vlera, sepse, siç do të shprehej në një rast, njëri nga shkrimtarët tanë më të shquar, Bomarshe, i cili ishte edhe vetë gazetar i talentuar: " Pa kritikë të lirë, nuk mund të ketë lavdërime lajkatuese." Nuk mund të ketë Evropë pa shtyp të lirë, provokativ dhe të larmishëm..

publie le 16/11/2018

hautdepage