Ekspozita e Aleancës Franceze në Tetovë : « Liri, Barazi, Kreativitet » [fr] [mk]

Të enjten, më 2 maj, ambasadori mori pjesë në hapjen e ekspozitës, në saje të përfundimit të projektit "Liri, Barazi, Kreativitet". Falë mbështetjes financiare nga Ambasada e Francës dhe mbështetjes teknike nga komuna e Tetovës, nga Aleanca Franceze në Tetovë dhe nga shoqata “LOJA”, u realizua ky projekt për rritjen e ndërgjegjësimit për mjedisin mes të rinjve të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” (Tetovë) dhe shkollës fillore “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” (Poroj).

Praktika e artit rrugor gjithashtu mundësoi mobilizimin dhe ndërgjegjësimin e kalimtarëve. Ekspozita, afatshkurtër dhe e lëvizshme, do të prezantohet në shumë shkolla të tjera të qytetit, për të arritur deri te një audiencë më e gjerë.

publie le 05/05/2019

hautdepage