Ekspozitë e re e përhershme në Memorialin e Holokaustit në Shkup [fr] [mk]

Ambasadori vizitoi ekspozitën e re të përhershme të Memorialit të Holokaustit në Shkup, të udhëhequr nga drejtori, z. Goran Sadikario. Ekspozita thekson pasurinë e kulturës hebraike të Ballkanit dhe dërgon një mesazh për gjeneratat e reja, për transmetimin e kulturave, traditave dhe kujtimeve, që përbëjnë historinë tonë të përbashkët evropiane, por edhe që shkojnë në favor të respektimit të vlerave universale, e që tangojnë edhe ato të njeriut.

Nëpërmjet një qasje origjinale audio-vizuale, të pasuruar me dokumente dhe dëshmi të shumta, kjo ekspozitë paraqet një tregim të gjallë të historisë së një komuniteti, që lidhet me historinë e Maqedonisë së lashtë, mandej bizantine dhe osmane dhe në fund jugosllave, me një kujtim të veçantë kushtuar shfarosjes së 7.148 hebrenjve, në mars të vitit 1943, në kampin Treblinka.

publie le 15/04/2019

hautdepage