Ekuipazhe të nismës franceze "Europ’ Raid 2018" kaluan nëpër Maqedoni [fr] [mk]

Më 9 dhe më 10 gusht, 242 ekuipazhe të nismës franceze "Europ’ Raid" kaluan nëpër Maqedoni.

Ky koncept origjinal përfshin një udhëtim turistik nëpër disa shtete, si dhe aktivitete të solidaritetit (mishërimit), me çrast secili ekuipazh duhet të dorëzojë 100 kg pajisje shkollore, sportive apo mjekësore në një shkollë të izoluar në Europën Lindore.

Pjesëmarrësit përshkojnë pothuajse 10.000 km, nëpër 20 vende për 23 ditë me makinat e tyre Peugeot 205. Në Maqedoni, rreth 400 pjesëmarrës të Europ’Raid vizituan kompleksin e ri përkujtimor të varreve të ushtarëve francezë në Manastir, së bashku me konsullin tonë të nderit. Në mbrëmjen e 9 gushtit, konsulli vizitoi kampin e tyre, i vendosur në afërsi të Makedonska Kamenicës, ku pati rastin të takohet me ekuipazhet dhe organizatorët.

Falënderime deri te Benzhamen Leden dhe Zheremi Blanden për mikpritjen e tyre, te të gjithë ekuipazhet organizative dhe te të gjithë pjesëmarrësit për aktivitetet e tyre, të destinuara për fëmijë. Rrugë të mbarë të gjithë atyre dhe mirupafshim përsëri vitin e ardhshëm.

publie le 13/08/2018

hautdepage