Festimi i Ditës Kombëtare më 14 korrik [fr] [mk]

Ambasada e Francës në Shkup festoi marrjen e Bastijë më 14 korrik për edicionin 2014 të Festës Kombëtare Franceze . Shihni imazhet e ngjarjes dhe fjalimin që E.S. Znj Lorenc Oer mbajti për mysafirët.

Allocution de S.E. Mme Laurence Auer

Fjalimi i Zonjës Lorans Ouer, Ambasadore e Francës, me rastin e Festës Kombëtare, Kopshtet e Ambasadës së Francës, E hënë, 14 korrik 2014

Zonja dhe Zotërinjë Ministra,
Zonja dhe Zotërinjë Kryetarë bashkie e Deputetë,
Të nderuar kolegë diplomatë, të nderuar mysafirë të Ambasadës së Francës,
Të nderuar miq të Francës dhe të Maqedonisë,

Më lejoni para së gjithash, në këtë ditë zie kombëtare t’i shpreh ngushëllimet e mia popullit maqedonas pas aksidentit të tmerrshëm me helikopter që ka ndodhur të premten.
Është një nder i madh t’ju dretohem juve, të mbledhur në numër të madh pranë ekipit tonë, me rastin e festës kombëtare, e cila këtë vit, pikërisht siç e deshi Presidenti i Republikës, është nën shenjën e veçantë të përkujtimit të Luftës së Parë Botërore, të paqes dhe të pajtimit në mes të popujve.
Është poashtu një priviliegj për të paraqitur imazhet e paradës ndërkombëtare ku marrën pjesë rreth 80 shtete në Fushat e Elizeut (Champs Elysées) këtë mëngjes. Franca ka kërkuar të ndajë këtë moment me të gjitha kombet që kanë vuajtur nga barbaria e luftës e shkatërrimeve, dhe kemi ftuar 250 të rinjë në paradë, në shenjë të mirënjohjes, solidaritetit dhe përkujtesës. Kjo është gjithashtu një mënyrë për të dëshmuar kolektivisht përparimin në botë dhe për të dërguar një mesazh të paqes dhe vëllazërisë.
Krenaria jonë sonte në Shkup, është se një delegacion i përbërë nga ushtarakë dhe civil të rinjë nga Maqedonia - dy djem e dy vajza - të katër frankofonë, kanë marrë pjesë që nga një javë në këtë ngjarje ndërkombëtare. Ata shënojnë praninë e Republikës së Maqedonisë si në anën ushtarake njashtu edhe në komponentën e sajë civile.
Franca nuk dëshiron,me këtë ngjarje ndërkombëtare, të shikojë kah e kaluara. Vendi im don, për kundrazi, të ndërtojë bashkë me ju një Europë të bazuar në parimet e paqes, bashkimit dhe respektit të ndërsjellë. Ne dëshirojmë midis Francës dhe Maqedonisë marrëdhënie të përforcuara, të nxitura nga një fluks i dëndur njerzorë dhe klimë ekonomike të hapur. Përmes mekanizmit të bashkëpunimit të vendosur nga Franca, ne i sigurojmë mjetet për të mbështetur shoqërinë civile dhe për të përgatitur integrimin evropian. Ne gjithashtu duam të rikujtojmë se marrëdhëniet e mira ndëretnike janë një çimento thelbësore në vend si dhe në një kontekst rajonal.
Përforcimi i marrëdhënieve franko-maqedonase do të rezultojë me hapjen në shtatorë të një shkolle, me një drejtor francez të mërguar, që do të mund ti akomodojë fëmijët e të gjitha nacionaliteteve gjatë gjithë shkollimit të tyre prej 3 deri 17 vjet. Angazhimi im në shërbim të marrëdhënieve ekonomike është njashtu i plotë për të mbështetur kompanitë franceze, pavarësisht cili është projekti i tyre.
Kompania Tikvesh prezanton sonte një verë të mrekullueshme nga puna e një onologu francez. Publicis, krijuesi i ngjarjes sonë ishte determinues në organizimin e kësaj ceremonie paksa të veçantë. Aaa janë ngrohtësisht të falemnderuar si dhe të gjithë partnerët e biznesit të Ambasadës dhe Institutit Francez gjatë gjithë vitit, veçanërisht Societe Generale, Carrefour, dhe WizzAir që ka ofruar dy bileta për të shkuar në Paris me anë të një lotarie.
Rroftë miqësia franko-maqedonase,
Rroftë Republika,
Rroftë Franca.

publie le 22/07/2014

hautdepage