Fillimi i vjeljes në luginën e Vardarit për 6.500 vreshtarë dhe prodhues vere [fr] [mk]

Të dielën, më 9 shtator, ambasadori, i shoqëruar nga atasheu i ri për bashkëpunim, znj. Zhuli Maraval, mori pjesë në "Të vjelat e Tikveshit", ngjarje kjo që shënon fillimin e vjeljes në luginën e Vardarit për 6.500 vreshtarë dhe prodhues vere në rajonin e Kavadarit.

Me këtë rast, ai u takua me kryetarin e shtetit Ivanov dhe me ministrin për punë të jashtme z. Nikola Dimitrov. Ai u takua poashtu edhe me kryetarin e komunës z. Mitko Jançev, si dhe me z. Betiane Kitev, deputet i LSDM-së dhe anëtar i grupit të miqësisë dhe bashkëpunimit Francë-Maqedoni.

Ambasadori gjithashtu vizitoi Podrumin e verës ”Lepovo – Tikvesh”, me ftesë të pronarit, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i bordit udhëheqës të kompanisë " Tikves Winery” (shq. Veraria Tikvesh), mandej anëtarin e grupit të investimeve "M6", z. Svetozar Janevski, frankofil i rryer dhe i zjarrtë, si dhe një nga figurat kryesore të botës së biznesit të Maqedonisë. Këto takime mundësuan evokimin e perspektivave të favorshme për integrimin europian të vendit dhe bashkëpunimin tonë bujqësor, në rast të suksesit të referendumit, i paraparë për datën 30 shtator.

publie le 10/09/2018

hautdepage