Të premten, më 18 dhjetor, në poligonin ushtarak në Krivollak, Ambasada e Francës mori pjesë në shkatërrimin e parë të 1,600 predhave, që datojnë nga Lufta e Parë Botërore.
Të premten, më 18 dhjetor, në poligonin ushtarak në Krivollak, Ambasada e Francës mori pjesë në shkatërrimin e parë të 1,600 predhave, që datojnë nga Lufta e Parë Botërore, e që janë zbuluar në Manastir. Përfaqësuesi i lartë i NATO-s ishte gjithashtu i pranishëm në këtë ngjarje, ndërkaq vëzhguesit ishin të vendosur në një pikë më të lartë, dy kilometra nga lokacioni ku u realizuan tre shpërthimet.