Film dokumentar për promovimin dhe mbrojtjen e kishës në Kurbinovo [fr] [mk]

Ambasada e Francës, në bashkëpunim me shoqatën "Makedonida", mbështet aktivitetet e ruajtjes së këtij monumenti të rëndësishëm të artit mesjetar në Maqedoni dhe potencialin e saj turistik.

"Nuk ka simbol tjetër më të madh dhe më të bukur, se sa ai i Evropës që ne duam të ndërtojmë, një Evropë e krijuar nga përgjegjësitë kundruall një trashëgimie, një Evropë që afron Romën dhe Bizantin, një Evropë që i lë trashëgim brezave të ardhshëm një vend me bukuri , ndaj të cilit ne kemi përgjegjësi të përbashkët ", theksoi ambasadori në dokumentarin për rëndësinë kulturore dhe mbrojtjen e kishës së Shën Gjergjit në Kurbinovo (12: 21).

Ai, në praninë e ministrit të Kulturës, z. Asaf Ademi dhe drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, znj. Eleonora Petrova-Mitevska, mori pjesë, të premten, më 28 shtator në një konferencë ndërkombëtare, kushtuar promovimit të kishës së Shën Gjergjit në Kurbinovë. Arkitekti i njohur i trashëgimisë francez, Erve Deklomensil, specialist i shquar i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe të monumenteve, paraqiti ekspertizën e tij në lidhje me elaborimin dhe zhvillimin e draftit të planit të ruajtjes së këtij lokaliteti.

publie le 01/10/2018

hautdepage