Forcimi i marrëdhënieve tona dypalëshe [fr] [mk]

Ministri francez për Evropë dhe Punë të Jashtme, z. Zhan-Iv lë Drian e priti më 4 prill z. Nikola Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Takimi ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, kryesisht në sferën ekonomike, si dhe në fushën e sigurisë dhe frankofonisë.

JPEG

Ministrat diskutuan posaçërisht për 100-vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore dhe për komemoracionet e përbashkëta në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në territorin e së cilës u vranë pothuajse 20,000 trupa franceze, pjesëmarrës në Frontin e Lindjes. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për mbështetjen e Francës ndaj reformave të zbatuara nga qeveria, si pjesë e përafrimit të vendit me Bashkimin Evropian dhe u theksua rëndësia e forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Të dy ministrat diskutuan poashtu edhe për përgatitjet e samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 17 maj në Sofje të Bullgarisë. Ministri Lë Drian iu referua bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe shprehu mbështetjen e Francës për negociatat e vazhdueshme midis Shkupit dhe Athinës, lidhur me kontestin e emrit, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje të pranueshme nga të dyja palët.

publie le 30/04/2018

hautdepage