Forumi ekonomik Francë-Ballkan: grumbullim dhe bashkim i energjive [fr] [mk]

Ballkani po përgatitet për forumin e ardhshëm "Francë-Ballkan", i cili do të mbahet në Beograd.

Z. Pierr Linjo, Drejtor për Ballkanin i Agjencisë Publike Franceze “Business France” (Agjenci për Promovimin e Tregtisë dhe Investimeve), me seli në Athinë, realizoi një vizitë në Shkup këtë javë, me qëllim informimin dhe sensibilizimit të atyre që janë përgjegjës, për organizimin e forumit të ardhshëm ekonomik të rrjetit Francë-Ballkan, nga data 30 maj deri më 1 qershor 2018 në Beograd, forum ky që do t`i bashkojë liderët politikë, ekonomikë dhe kompanitë franceze, si dhe dymbëdhjetë vende (Ballkani Perëndimor, Kroacia, Bullgaria, Rumania, Greqia, Qiproja, Moldavia).
Në këtë këndvështrim, zoti Linjo dhe ambasadori francez u takuan me ministrin e ekonomisë, ministrat pa portofol përgjegjës për investimet e huaja, anëtarët e kabinetit të zëvendëskryeministrit përgjegjës për çështje ekonomike, drejtorët përgjegjës për çështje ekonomike dhe bilaterale të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe drejtuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë, të Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe të Agjencisë “Invest in Macedonia”. Gjatë takimit të Beogradit, theks i veçantë do të vihet në sektorët e agro-ushqimit, teknologjisë së informacionit, turizmit, infrastrukturës dhe energjisë, veçanërisht në energjitë e rinovueshme. Kompanitë dhe organizatat në fjalë do të kenë në dispozicionin e tyre një platformë IT që i mundëson atyre të caktojnë takime me 250 kompani të mundshme, si dhe do të kenë mundësinë të organizojnë qëndrime nëpër stenda për të prezantuar aktivitetet e tyre.
Bashkëbiseduesit e ndryshëm e përshëndetën këtë iniciativë të “Business France” si një mundësi për të thelluar shkëmbimet bilaterale me Francën dhe vendet e rajonit dhe për të promovuar mundësitë e reja të ofruara nga vendi, në kontekstin e reformave të proklamuara nga autoritetet, si dhe kthimin e vendit në rrugën drejt integrimit evropian.
Për më shumë informata:
Business France ; http://en.businessfrance.fr/

publie le 08/02/2018

hautdepage