Forumi i Paqes në Paris [fr] [mk]

Forumi i Paqes në Paris mbulon 5 tema: paqja dhe siguria, mjedisi, zhvillimi, dixhitalizimi dhe teknologjitë e reja, ekonomia gjithëpërfshirëse.

Objektivat e Forumit të Parisit mbi Paqen, i cili do të mbahet nga data 11 deri më 13 nëntor 2018, me rastin e shënimit të 100 vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore

Forumi i Paqes në Paris përfshin dinamikën e nisur të kryetarit të Republikës së Francës, Emanuel Makron, për të riafirmuar rëndësinë e multilateralizmit dhe veprimit kolektiv, kundrejt sfidave aktuale.

Qëllimi është ngritja e paqes nëpërmjet një qeverisjeje më të mirë në shkallë globale (botërore) dhe favorizimi i gjithçkaje, që është në favor të zvogëlimit të tensioneve ndërkombëtare, si: bashkëpunimi ndërmjet shteteve për t’u përballur me sfidat ndërkufitare, menaxhimi kolektiv i pronës publike botërore, rregullimi më i mirë i internetit dhe shkëmbimeve, e kështu me radhë.

Platforma për shkëmbim dhe debat

I frymëzuar nga modeli i COP21, Forumi i Paqes në Paris do të bëhet një vend, ku do të ofrohen dhe shkëmbehen përvoja dhe zgjidhje të reja, duke mbledhur së bashku të gjithë aktorët e qeverisjes: kryetarët e shteteve dhe qeverive, të zgjedhurit në nivel lokal dhe në nivel kombëtar-shtetëror, organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, shoqërinë civile në kuptimin më të gjerë (entet, shoqatat, fondacionet, OJQ-të, think-tanket, mediat, përfaqësuesit fetarë, sindikatat ...).

Qëllimi është prioritizimi i projekteve për mënyrën e qeverisjes, duke i shqyrtuar ato përmes debateve të ndryshme dhe duke nxitur takime midis bartësve të projekteve dhe vendimmarrësve.

Forumi i Paqes në Paris mbulon 5 tema: paqja dhe siguria, mjedisi, zhvillimi, dixhitalizimi dhe teknologjitë e reja, ekonomia gjithëpërfshirëse.

Komisioni përzgjedhës i Forumit të Parisit mbi Paqen pranoi rreth 900 aplikime nga 116 vende. Midis tyre, 119 projekte janë përzgjedhur për t’u prezantuar në kuadër të edicionit të parë të forumit.

Me çka shquhen dhe dallohen projektet e përzgjedhura
Më shumë informata mbi Forumin e Paqes në Paris

Forumi i Paqes në Paris u themelua bazuar në Ligjin 1901. Ai ngërthen dhe mbledh së bashku Fondacionin Kombëtar të Shkencave Politike (Science Po), Fondacionin Körber, Fondacionin Mo Ibrahim, Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Institutin Montaigne dhe Republika e Francës, të përfaqësuara nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme.

Kjo ngjarje, e cila do të zgjasë 3 ditë, do të mbahet në La Villette, nga data 11 deri më 13 nëntor 2018. https://parispeaceforum.org/fr/

publie le 09/11/2018

hautdepage