Forumi i Paqes në Paris- Thirrje për projekte për vitin 2020 [fr] [mk]

Që nga viti 2018, Forumi i Paqes në Paris shtë shndërruar në një vend ku bashkojnë forcat krerët e shteteve dhe drejtuesit e organizatave ndërkombëtare me shoqërinë civile dhe sektorin privat, për të ndërtuar forma të reja të veprimit kolektiv.

Në vitin 2020, bota po përballet me një krizë të paparë ndërkombëtare shëndetësore. Më shumë se kurrë, është i nevojshëm veprimi shumëpalësh, për të adresuar implikimet e ndryshme të shkaktuara nga pandemia. Këtë vit, duke pasur parasysh kontekstin e jashtëzakonshëm, Forumi do të përqëndrohet në projekte dhe nisma nga mbarë bota, që synojnë t’i përgjigjen krizës KOVID-19, mandej që shestojnë përmirësimin e rezistencës kolektive dhe ndërtimin e një bote më të qëndrueshme. Të gjitha organizatat publike dhe private në mbarë botën, janë të ftuara të paraqesin projektet e tyre duke plotësuar formularin onlajn. Aplikimet janë të mundshme deri më 12 maj 2020, në ora 18. Mësoni më shumë për këtë dhe dërgoni projektin tuaj që nga dita e sotme >>> bit.ly/3d8v3Uk

JPEG

publie le 06/05/2020

hautdepage