Fotografi Robert Jankullovski u dekorua në rezidencë [fr] [mk]

Të premten, më 9 nëntor, ambasadori i ndau dekoratën e Kalorësit në Urdhrin e Letërsisë, z. Robert Jankulloski, fotograf maqedonas dhe krijues i Qendrës Maqedonase për Fotografi.

Ceremonia mblodhi të afërmit e tij dhe kolegët e tij artistë. Z. Robert Jankulloski ka realizuar ekspozita të shumta në Maqedoni dhe jashtë saj. Falë punës së tij të palodhur, përmes pllakave të xhamit në Arkivat e Manastirit, Robert Jankulloski arriti të rilind trashëgiminë e fotografive të Vëllezërve Manaki, "Vëllezërit përndritës nga Ballkani", dhe të ringjallë kujtimin e harruar të rajonit të Manastirit, në fillim të shekullit të XX-të, si dhe atë të Frontit të Lindjes.

Ai i ka ofruar një ndihmë të çmuar Ambasadës së Francës, gjatë gjithë ceremonive përkujtimore të Njëqindvjetorit të Luftës së Parë Botërore, me ç`rast 17 fotografi të Vëllezërve Manaki, janë ekspozuar përgjithnjë në Shtëpinë Përkujtimore- Memorialin e Varrezës së ushtarëve francezë në Manastir.

publie le 14/11/2018

hautdepage