Franca, Britania e Madhe dhe Maqedonia e Veriut, të bashkuara për klimën [fr] [mk]

Të enjten, më 5 nëntor, këshilltarja e parë dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Shkëlqesia e Saj, znj. Gallovej, u takuan me presidentin Pendarovski, me qëllim që t’i dorëzojnë ftesën për të marrë pjesë në "Samitin e ambicies për ndryshimet klimatike”, që mbahet më 12 dhjetor.

Të enjten, më 5 nëntor, këshilltarja e parë dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Shkëlqesia e Saj, znj. Gallovej, u takuan me presidentin Pendarovski, me qëllim që t’i dorëzojnë ftesën për të marrë pjesë në "Samitin e ambicies për ndryshimet klimatike”, që më 12 dhjetor, e organizojnë së bashku Mbretëria e Bashkuar, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Franca, e që do të mbahet si ngjarje virtuale për shkak të situatës me epideminë Covid-19. Ky samit do të mbahet në përvjetorin e 5-të të Marrëveshjes së Parisit dhe pritet të jetë një moment i rëndësishëm në ringjalljen e dinamikës ndërkombëtare në këndvështrimin e klimës, derisa përmes luftës kundër ngrohjes globale të përmbushen qëllimet e vendosura në vitin 2010.

publie le 06/11/2020

hautdepage