Franca dhe Maqedonia festojnë me muzikë 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike [fr] [mk]

Me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, u mbajt një koncert gala në Sallën e Operas dhe Baletit në Shkup, organizuar nga Ambasada e Francës, Instituti Francez në Shkup dhe Opera dhe Baleti i Maqedonisë, në prani të ambasadorit të Francës, ministrit të Punëve të Jashtme, z. N. Dimitrov, zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështje Evropiane, z. Bujar Osmani, ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Arbër Ademi dhe mysafirëve të shumtë.

Sopranoja Elena Golomeova dhe bas-baritoni Zhak-Greg Belobo interpretuan melodi tradicionale franceze dhe maqedonase në sallën e mbushur përplot me mysafirë. Me këtë rast, ambasadori theksoi përsëri përkushtimin e Francës ndaj unitetit, stabilitetit dhe integrimit evropian të vendit.

publie le 20/06/2018

hautdepage