Franca dhe Maqedonia në vitin 2018 [fr] [mk]

Maqedonia është rikthyer në rrugën e saj drejt integrimeve, në të cilën synon që nga pavarësia e saj, e qëllim për tu bërë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s.

JPEG

Franca qëndron përkrah saj për ta shndërruar këtë shpresë në realitet. Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Triestë dhe në fjalimin e tij në Sorbonë në muajin shtator, duke shtruar rrugë të reja për ndërtimin e Evropës, presidenti Makron qartazi vuri në dukje se Evropa nuk do të ishte e plotësuar, pa hyrjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor në unionin tonë.
Më tutje, viti 2018, vit ky kur përkujtohet njëqindvjetori i armëpushimit që i dha fund një lufte vëllavrasëse evropiane, shënon për Ballkanin dhe Maqedoninë një hap të ri drejt konkretizimit të fatit të tyre evropian.
Ambasada e Francës ju dërgon urimet më të sinqerta për festat e fundvitit, nën shenjën e shpresës dhe miqësisë që bashkon dy vendet tona. Le të jetë 2018-a një vit i unitetit dhe përparimit në rrugën evropiane.

publie le 05/01/2018

hautdepage