Franca është duke eksploruar rrugët e investimeve në Maqedoni [fr] [mk]

Të hënën, më 16 korrik, ambasadori u takua me z. Bardhyl Dauti, ministër pa portofol, përgjegjës për investimet e huaja.

JPEG

Gjatë këtij takimi, diskutimet u përqëndruan në masat e fundit rishtare, të marra në favor të investimeve të huaja në Maqedoni dhe në mënyrën më të mirë për t`i bërë të njohura në Francë përfitimet e krijuara rishtazi për kompanitë.

Ambasadori me këtë rast, shfrytëzoi mundësinë për të prezantuar vendimin e autoriteteve franceze, pas Samitit të Londrës, për të konkretizuar mbështetjen e Francës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përmes veprimit të Agjencisë Franceze për Zhvillim (bit.ly/2NqPqPE), fushëveprimi i së cilës tani është shtrirë edhe në Maqedoni.

Agjencia ndërhyn nëpërmjet huave (kredive) dhe donacioneve në sektorin privat në fushat më të ndryshme, siç janë: mjedisi, energjia, arsimi, menaxhimi, e kështu me radhë.

publie le 05/08/2018

hautdepage